Dëmtojnë mjedisin dhe nxisin kaos – OJQ-të me thirrje për mos-dekretimin e ligjit për planifikim urbanistik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:06

Dëmtojnë mjedisin dhe nxisin kaos – OJQ-të me thirrje për mos-dekretimin e ligjit për planifikim urbanistik

Mbi 20 organizata joqeveritare kërkojnë nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova të mos nënshkruaj Ligjin për planifikim urbanistik i cili dy ditë më parë u miratua me procedurë të përshpejtuar në kuvend, shkruan Alsat.

Organizatat për mbrojtjen e ambientit kujtojnë se ndryshimet ligjore u hapin derën kaosit urbanistik dhe ndërtimeve të reja vend e pa vend e madje pa konsultuar dhe pa marr mendimin e qytetarëve që tashmë banojnë në ato lokacione.

OJQ-të shprehen të revoltuar ndaj ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski i cili pavarësisht se i ftoi në seancën e Kuvendit nuk mori parasysh vërejtjet e tyre.

“I lutemi dhe kërkojmë nga presidentja e vendit të mos e firmos dekretin për shpalljen e tij, ta kthejë sërish në shqyrtim në Kuvend, të mundësohet një debat i gjerë publik, gjegjësisht ndryshimet e miratuara ose miratimi i ligjit të bëhet me procedurë të rregullt. Deklaratat tona dëshmojnë se sektori civil është plotësisht i organizuar dhe kërkojmë nga presidentja të reagojë në mënyrën e duhur dhe të mundësoj të dëgjoj të gjitha palët e prekura më këtë ligj sepse ky ligj prek të gjithë qytetarët sepse ka të bëj edhe me mjedisin jetësor”, tha Tatjana Stojanovska, Iniciativa O2.

Gjithashtu, OJQ-të vlerësojnë se qytetet dhe komunat në vend janë të mbipopulluara, pa hapësirë ​​publike, pa gjelbërim publik dhe pa trotuare. Siç thanë përfaqësuesit e tyre kjo nënkupton se nuk ofrojnë as një cilësi minimale të jetës për qytetarët.

“Ky është provimi i parë i presidentes të mos e nënshkruajë këtë dekret. Të mos lejoj që kaosi të bëhet edhe më kaotik. Shpresojmë që do të rikthehet në procedurë parlamentare që të mund të përfshihemi ne, urbanistë, planifikues dhe ekspertë që të bëjmë një plan të mirë i cili në vend se të shkaktojë dëm të bëj gjëra të mira për të gjithë, posaçërisht për të rinjtë”, u shpreh Darko Arsovski Petrovski, Go Green.

Dy ditë më parë, Kuvendi me 64 vota “pro” dhe 11 “kundër” në mënyrë eksprese dhe pa debat miratoi ndryshimet në Ligjin për Planifikim  Urbanistik, të propozuara nga ministri i Transportit. Aleksandar Nikolloski. Ky i fundit tha se ndryshimet u bën me procedurë të shkurtuar për shkak të interesit publik të cilat do të mundësojnë të ndërtohen shkolla, spitale, kopshte si dhe garazhe shumëkatëshe./ Alsat.mk

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?