Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Gostivar, ndërron jetë një 22-vjeçar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:26

Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Gostivar, ndërron jetë një 22-vjeçar

MPB ka njoftuar se sot në orën 01:50 në SPB Kërçovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, një automjet “Volkswagen Passat” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.A. (22) nga fshati Tuhin, Kërçovë, ka dalë nga rruga.

Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku më pas ka ndërruar jetë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:26