Plakja merr hov në moshën 44 dhe 60 vjeçe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:50

Plakja merr hov në moshën 44 dhe 60 vjeçe

Një studim që është bërë në SHBA, ka gjetur se plakja merr më shumë hov në dy faza, në moshën 44 vjeçe dhe në atë 60 vjeçe.

Studimi, që mbikëqyri mijëra molekula te njerëzit prej moshës 25 vjeçe e deri në 74 vjeçe, ka detektuar se dy valë të mëdha të plakjes ndodhin në moshën 44 vjeçe dhe në moshën 60 vjeçe.

Gjetjet mund të shpjegonin se pse krijohen më shumë rrudha, më shumë probleme shëndetësore, ato muskuloskeletore ale dhe sëmundjet kardiovaskulare në moshë të caktuar, shkruan The Guardian.

“Në nuk ndryshojmë gradualisht me kohën. Ka disa ndryshime me të vërtetë dramatike. Duket se ndryshimet dramatike ndodhin në moshën 44 vjeçe si dhe më pas në moshën 60 vjeçe, pavarësisht se çfarë klasë të molekulave shikon”, ka thënë autori i studimit, profesori Michael Snyder, drejtor në Universitetin e Stanfordit.

Studiuesit kanë analizuar 108 vullnetarë, të cilët kanë dhënë mostrat e lëkurës, fecesit, gjakut, hundës, gojës, çdo disa muaj deri gati në 7 vjet. Studiuesit kanë vlerësuar 135 mijë molekula të ndryshme (ARN-në, proteinat dhe metabolitet) dhe mikrobiomet (bakteret, viruset dhe kërpudhat që jetojnë në zorrët dhe lëkurën pjesëmarrësve).

Sasi e shumicës së molekulave dhe mikrobeve nuk ndryshonte gradualisht. Kur shkencëtarët analizuan detajisht molekulat, gjetën se transformimi më i madh i tyre ndodhte në moshën 44 vjeçe dhe më pas edhe në moshën 60 vjeçe.

Vala e parë e ndryshimeve përfshinte molekulat që kishin lidhje me sëmundjet kardiovaskulare dhe aftësinë e zorrëve për të tretur kofeinën, alkoolin dhe yndyrat.

Vala e dytë e ndryshimeve përfshinte molekulat përgjegjëse për rregullimin e imunitetit, tretjen e karbohidrateve dhe funksionimin e veshkave.

Molekulat e lëkurës dhe muskujve, pësonin ndryshime në të dyja valët.

Është e mundur që disa nga ndryshimet janë ndikim i stilit të jetesës.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?