Sulmi fizik ndaj ekipit olimpik, është qëndrimi zyrtar i PD

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 20:17

Sulmi fizik ndaj ekipit olimpik, është qëndrimi zyrtar i PD

Nga Mero Baze

Protestuesit e pakët para Bashkisë së Tiranës kanë sulmuar sot fizikisht ekipin olimpik shqiptar, të cilët ishin për vizitë në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Edhe pse në dukje një incident banal, sulmi zbulon qëndrimin zyrtar të opozitës në Shqipëri ndaj ekipit olimpik që i solli Shqipërisë dy medalje.

Ndërsa në vendet e tjera ekipet olimpike priten me festa popullore, në Shqipëri ke frikë të dalësh dhe në foto me ta se opozita nuk duron dot që ata i kanë sjellë dy medalje Shqipërisë.

Sulmi është qëndrim zyrtar i PD-së së Sali Berishës, pasi jo vetëm që nuk ka asnjë distancim nga ai akt, por ka përgëzime në shtypin familjar të Berishës për atë sulm.

Pra protestuesit ndërprenë për disa minuta protestat për papafingon pa leje të Adriana Kalasë dhe ju turrën ekipit olimpik fizikisht, sikur të ishin armiqtë më të mëdhenj të saj.

Arsyeja është se opozita konsideron se kushdo që i sjell një sukses Shqipërisë, largon shanset e saj për të ardhur në pushtet dhe i trajton të gjithë si armiq.

Së dyti, jo vetëm që nuk janë distancuar nga ai akt, por vazhdojnë të bullizojnë sportistët e natyralizuar si shqiptarë, duke i konsideruar medaljet si akte korrupsioni dhe jo merita të politikave të shtetit shqiptar për thithjen e sportistëve cilësor kundrejt shpërblimeve dhe kushteve të krijuara nga politikat shtetërore.

Kjo tregon në të vërtetë se çfarë ata mund të bëjnë për sportin nëse janë në pushtet, duke zhbërë gjithë politikat që kanë sjell një afirmim cilësor të Shqipërisë në sport, si në ekipin kombëtar të futbollit, ashtu dhe në lojërat olimpike.

Dhe së fundmi duhet thënë se ky gjest mund te përbëjë dhe një rekord botëror. Asnjë opozitë e asnjë vendi nuk ka sulmuar deri më sot ekipin e saj olimpik vetëm se është në opozitë. Nuk di kush i këshillon se kështu fitojnë më shumë pikë, por e sigurtë është se ata mund ta amortizonin më mirë suksesin e qeverisë duke përshëndetur ekipin olimpik, se sa duke ju turrur t’i rrihnin. Sikur të kishin fuqi t’i rrihnin, hajt se po ua falnim, por mund të hanin dhe një dru e pastaj do thoshin na rrahu Erion Veliaj.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?