Ten Hag “grumbullon” ish futbollistët e Ajaksit te “Djajtë e Kuq”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 20:23

Ten Hag “grumbullon” ish futbollistët e Ajaksit te “Djajtë e Kuq”

Erik Ten Hag po e bën zakon të mbështetet te miqtë e tij të vjetër nga ditët e tij tek Ajaksi. Trajneri i Mançester Junajtid vulosi transferimin e dy ish-yjeve të “Harkëtarëve” këtë javë, duke e çuar totalin e shpenzimeve të tij për fytyrat e njohura në 236.8 milionë paund.

“Djajtë” njoftuan ardhjen e Matajs de Ligtit dhe Nuser Mazrauit në një transferim të dyfishtë nga Bajerni i Munihut të martën. Dyshja bavareze kaloi vitet e tyre të formimit, duke u zhvilluar nën drejtimin e Ten Hagut në Amsterdam dhe tani ata janë ribashkuar me holandezin në “Old Trafford”. Por De Ligt dhe Mazraui bashkohen me tre ish-lojtarë të tjerë të Ajaksit, të cilët janë joshur në “Teatrin e Ëndrrave” që nga ardhja e Ten Hagut në verën e vitit 2022. De Ligt punoi nën drejtimin e teknikut holandez në ekipin ndoshta më të suksesshëm të Ajaksit nën drejtimin e tij.

Qendërmbrojtësi u bë kapiten nga Ten Hag kur ai ishte vetëm 19 vjeç dhe luajti një rol kyç në skuadrën historike 2018-19 që tronditi botën duke shkuar deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Që kur u largua nga Ajaksi në verën e vitit 2019, De Ligt ka luajtur si për Juventusin, ashtu edhe për Bajernin e Mynihut, por duke mos u ngritur dot në heroizmat e tij që nga fillimi i karrierës.

Megjithatë, një rikthim në sistemin e njohur në të cilin ai lulëzoi rreth pesë vjet më parë mund të ndihmojë në rigjallërimin e karrierës së 25-vjeçarit. Por dy blerjet e para të Ten Hagut në “Old Trafford” nga Ajaksi ishin ato të mbrojtësit Lisandro Martinez dhe sulmuesit Antoni. Në sezonin e tij të dytë, ai transferoi edhe Andre Onanën nga Interi për 47 milionë paund, duke e dërguar tashmë në pesë numrin e lojtarëve me të cilët punoi tek Ajaksi.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 20:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?