Kaltrina Zekolli: Nuk do të ketë vonesa të pagave në postë dhe në infrastrukturën e hekurudhave dhe transportit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:26

Kaltrina Zekolli: Nuk do të ketë vonesa të pagave në postë dhe në infrastrukturën e hekurudhave dhe transportit

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, deklaroi se po zgjidhin me sukses problemin e trashëguar me pagat e punonjësve të Postës së Maqedonisë së Veriut, njëkohësisht edhe të punësuarve në Infrastrukturën e Hekurudhave dhe Transportit. Ajo thekson se pas disa muajsh vonesash, më nuk do të ketë probleme me pagat. Pohon se ky është një lajm që i gëzon 4,400 familje, të cilat më në fund po marrin atë që ju takon për punën e tyre.

Kaltrina Zekolli-Shaqiri, zëvendësministre

Ne si Qeveri jemi të angazhuar t’i japim çdo punonjësi atë që i takon, duke përmbushur një detyrim shumë të rëndësishëm. Joserioziteti i Qeverisë së kaluar ka bërë që t’i kemi sot këto rezultate. Nuk e kishin aspak parasysh rëndësinë e pagës së punonjësve. Por ne, menjëherë morëm vendimin për ta rikthyer stabilitetin dhe për të siguruar që një situatë e tillë asnjëherë të mos përsëritet”.

Zëvendësministrja falenderon edhe menaxhmentin e Postës së Maqedonisë, Infrastrukturës së Hekurudhave dhe të Transportit. Ajo shton duke thënë se ata bënë një punë të shkëlqyer për ta zgjidhur këtë problem. Megjithatë, Zekolli siguron se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar ata që lejuan të ndodhë kjo situatë. Sipas saj, hetimet do të fillojnë së shpejti dhe padyshim që do të ketë përgjegjësi.

SHENJA/

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?