ASH: Data-qendrat po, por jo në dëm të qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2026 17:06

ASH: Data-qendrat po, por jo në dëm të qytetarëve

Patjetër duhet të jemi në hap me zhvillimin teknologjik. Maqedonia e Veriut ka nevojë për investime të reja, teknologji moderne dhe vende pune të mirëpaguara. Data-qendrat mund të jenë pjesë e këtij zhvillimi.

Por çdo investim duhet të kalojë një test shumë të thjeshtë. Përfitimi për qytetarët dhe shtetin duhet të jetë dukshëm më i madh se dëmi dhe barra që mund të lërë pas.

Teksasi, një nga ekonomitë dhe prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë, ka ngritur alarmin për ndikimin e jashtëzakonshëm që data-qendrat mund të kenë mbi rrjetin energjetik. Atje tashmë kërkohet që investitorët të marrin përgjegjësi për infrastrukturën që u nevojitet dhe që kostot të mos u transferohen qytetarëve.

Nëse Teksasi e trajton këtë çështje me kaq kujdes, Maqedonia e Veriut ka edhe më shumë arsye të mendojë mirë para se të marrë vendime që prekin energjinë, ujin dhe resurset tona.

Dhe ku është VLEN në gjithë këtë rrëfim? Janë pjesë e Qeverisë, por për një çështje kaq të madhe strategjike nuk dëgjojmë as qëndrim, as kërkesë për transparencë, as insistim që qytetarëve t’u thuhet çfarë fiton shteti dhe çfarë rrezikon. Për çfarë shërben pjesëmarrja në pushtet nëse për vendime që mund të ndikojnë për dekada në energjinë, ujin dhe ekonominë e vendit vetëm heshtet? VLEN duhet të tregojë nëse është pjesë e vendimmarrjes apo vetëm pjesë e Qeverisë.

Para çdo lejeje duhet të dimë sa energji do të konsumojë një data-qendër, prej nga do të sigurohet ajo energji, sa ujë do të përdoret, kush do ta paguajë zgjerimin e rrjetit, sa vende pune të përhershme do të krijohen, çfarë të ardhurash do të ketë shteti dhe çfarë ndikimi do të ketë projekti mbi qytetarët dhe mjedisin.

Për më shumë se tri dekada nga pavarësia janë marrë vendime pasojat e të cilave vazhdojmë t’i paguajmë edhe sot. Nuk kemi luksin që të njëjtën barrë t’ua lëmë edhe gjeneratave që vijnë.

Vendimet strategjike nuk duhet të maten me fitimin e dikujt sot, por me cilësinë e jetës së qytetarëve nesër.

Teknologji po. Investime po. Vende të reja pune po.

Por energjia, uji dhe interesi publik nuk mund të vendosen në dispozicion pa kushte, pa transparencë dhe pa një analizë serioze afatgjatë.

14

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2026 17:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
14

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?