Në seancën e ardhshme qeveritare do të diskutohet rebalanci i mjeteve për projektet e komunave, në vlerë prej 250 milionë euro

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 22:22

Në seancën e ardhshme qeveritare do të diskutohet rebalanci i mjeteve për projektet e komunave, në vlerë prej 250 milionë euro

Një pjesë e mjeteve të destinuara për projekte të komunave në vlerë prej 250 milionë euro janë parashikuar me ribalancin dhe në seancën e ardhshme qeveritare të martën presim të fillojnë ngadalë të shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve përmes komunave, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, theksoi Mickoski, menjëherë do ta shpallë thirrjen publike, në të cilën komunat duhet të aplikojnë me projekte dhe ato projekte pastaj do të financohen.

“Ato projekte fillimisht do të financohen përmes këtyre gjashtë miliardë denarëve të parashikuara me ribalancin dhe pastaj me 15 miliardë denarë të reja të cilat do të parashikohen në buxhetin e ri. Për herë të parë në historinë e shtetit të pavarur të Maqedonisë kemi një lloj të tillë të qasjes ndërmjet qeverisë qendrore dhe komunave”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.

Pas më shumë se 20 vitesh, nënvizoi Mickoski, Qeveria dhe BNJVL do të jenë partnerë në shumë procese të rëndësishme për qytetarët.

“Qeveria dhe kryetarët e komunave janë këtu për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe të punojnë për interesin e qytetarëve”, deklaroi Mickoski.

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?