Xhensila “trazoi” internetin me imazhet e fundit, shfaqet tejet provokuese

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2024 12:14

Xhensila “trazoi” internetin me imazhet e fundit, shfaqet tejet provokuese

Xhensila Myrtezaj është një emër tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë.

Ndonëse e angazhuar me koncerte e projekte muzikore, postimet e saj në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Së fundmi, këngëtarja “trazoi” internetin me disa fotografi të cilat i publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo u shfaq tejet provokuese, duke theksuar linjat e përkryera trupore.

Xhensila kishte veshur një bluzë të shkurtër si dhe një fund me shkëlqim.

E gjithë vëmendja ishte tek barku i saj i sheshtë muskuloz dhe tek vijat e formësuara që i jepnin siluetën perfekte.

Përkundër faktit se është nënë, dhe me të gjitha ato angazhime artistike, këngëtarja gjen kohë të ushtrojë në palestër.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2024 12:14