Mbi 6.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë për shtatë muaj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 21:24

Mbi 6.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë për shtatë muaj

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit korrik të këtij viti shënoi rritje me 2.7 %, krahasuar me korrikun e viti 2023, duke arritur në 1 milionë e 818 mijë e 378.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, mbi lëvizjet e shtetasve rezulton se gjatë muajit korrik të këtij viti të kenë hyrë në territorin e Shqipërisë 2 milionë e 624 mijë e 207 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Në total, janë 10.7 milionë shtetas që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës janar-korrik, ndër ta, të huaj janë regjistruar 6.3 milionë, të cilët kanë deklaruar se arsyeja e vizitës në Shqipëri është për pushime.

Në krahasim me periudhën janar-korrik të një viti më parë numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri shënoi rritje me 23.2 %.

Referuar raportit, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti europian, ndjekur nga Europa Qendrore/Lindore me 10 %.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Ky tregues ka shënuar një rritje me 3.7 %, krahasuar me korrikun e 2023-shit.

Rritje të ndjeshme në muajin korrik kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 50.9 %

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 21:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?