Mbrojtja e Merkos kërkon përjashtimin e gjykatëses

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:21

Mbrojtja e Merkos kërkon përjashtimin e gjykatëses

Gjykata sot nuk e pranoi kërkesën e avokatit të Ramiz Merkos për ta hedhur poshtë akuzën për blerjen e automjetit luksoz Audi A6 dhe tre automjeteve të tjera, pasi kanë kaluar 5 vite nga veprimi.

“Vendimi im është ta refuzoj ankesën e vjetërsimit relativ, sepse ka pasur ndërprerje, besoj se jam e paanshme dhe se veproj plotësisht me ndërgjegje dhe në përputhje me ligjin”, tha Nadica Mitrevska – gjykatëse.

Për shkak të këtij vendimi, avokati i Merkos ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses. Vlerësojnë se në dëm të të akuzuarit është shkelur neni 5 i Ligjit të Procedurës Penale, i cili garanton gjykim të drejtë.

“Që në fillim të kësaj lënde, gjykatësi i ka shkelur të drejtat e të akuzuarit, të cilat kulmuan në seancën e sotme, pasi i njëjti gjykatës ka marrë vendim bazuar në provat që Prokuroria i ka dorëzuar në vetë gjykimin, pa iu dorëzuar mbrojtjes që të njoftohet dhe të prononcohet lidhur për të njëjtin”, shtoi Igor Petkovski – avokat i Merkos.

“Kërkesa për përjashtim është e drejtë ligjore, nëse pala vlerëson se ka hapësirë, në këtë moment do të pritet vendimi i kryetarit të Gjykatës Themelore të Strugës lidhur me kërkesën e paraqitur, ndërsa mbrojtja do të paraqesë propozim brenda 24 orësh duke dhënë detaje pse e kërkon përjashtimin tim”, tha Nadica Mitrevska – gjykatëse.

Në aktakuzë thuhet se në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, si dhe në kundërshtim me interesin publik, në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe xhirollogari të bllokuara, i pandehuri ka prokuruar katër automjete në vlerë prej 114.000 euro, duke prokuruar përfitime pronësore për bartësin e prokurimit publik. Prokuroria Publike për Alsat tha se ndaj Merkos aktualisht janë aktive shtatë akuza dhe se asnjëra prej tyre nuk është vjetërsuar./Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?