Abetarja e unifikuar shqipe në duart e nxënësve të klasave të para

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:26

Abetarja e unifikuar shqipe në duart e nxënësve të klasave të para

Nxënësit shqiptarë të klasave të para, sot për herë të parë e kanë pranuar abetaren e unifikuar shqipe, nga ku mund të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Shpërndarja e abetares u bë nga përfaqësuesit e VLEN-it në pushtetin qendror dhe lokal në më shumë shkolla të vendit. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, tha se kjo abetare mes tjerash do të ruajë dhe kultivojë gjuhën standarde dhe të unifikuar shqipe.

“Sot, bashkë me arsimtarët, nxënësit dhe prindërit, bëjmë përurimin e abetares së unifikuar për nxënësit e klasës së parë. Kjo abetare shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona për të mbrojtur trungun tonë identitar në erën e globalizimit dhe internetit. Në aspektin etno- kulturor, mund të thuhet se ajo e vulos përkatësinë tonë, ndërsa në aspektin praktik, abetarja e unifikuar paraqet një udhërrëfyes shumë të rëndësishëm, në mos esencial, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës standarde dhe të unifikuar shqipe në dekadat që vijojnë përpara nesh”, tha Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë.

Aktivitet të ngjashëm kishte edhe në Tetovë. Kreu i komunës Bilall Kasami tha se abetarja do të shpërndahet në të gjitha shkollat.

“Për momentin është shpërndarë dhe do të shpërndahet nga gjitha shkollat. Një informatë që të gjithë këto libra kanë qenë të deponuara në institutin e trashëgimisë kulturore dhe kanë qëndruar aty. Me ardhjen tonë në pushtet, këto libra shpërndahen tek nxënësit dhe do të jenë në dorë të nxënësve. Do të jetë vendimi i arsimtarëve se si do të shfrytëzohen ato. Unë besoj se edher arsimtarët edhe nxënësit mezi kanë pritur që të kenë këtë abetare në duart e tyre dhe unë besoj se ajo do të shfrytëzohet nga të gjithë nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Abetarja e unifikuar shqipe është një çështje që është diskutuar tashmë një kohë të gjatë, por shpërndarja e saj bëhet për herë të parë. Abetaret janë donacion i ITKSHSHM-së. /Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?