Beleri lë burgun e Fierit: Do të luftoj për çështjen në Strasburg, nëse fitoj do të kandidoj sërish

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:56

Beleri lë burgun e Fierit: Do të luftoj për çështjen në Strasburg, nëse fitoj do të kandidoj sërish

Fredi Beleri ka lënë qelinë në burgun e sigurisë së lartë të Fierit.

Para mediave Beleri është shprehur se do të luftojë për çështjen në Strasburg, dhe nëse fiton do të kandidojë sërish.

“Në Himarë dhe në Shqipëri nuk ka zgjedhje”, është shprehur Beleri, “pasi pushteti ka vendosur që të mos bëhen zgjedhje”.

“Në 14 maj unë isha fitues, dhe në 4 gusht janë të pa ligj e nga të gjitha aspektet, i pa ligjshëm është shkarkimi im, i pa ligjshëm dhe ai vendim i presidentit dhe kryeministrit që implikoi gjithë qeverinë dhe mafien për të gatuar një palë zgjedhje në një fshat.

Liria e çdo njeriu është e shenjtë dhe do e luftoj këtë liri në ambientet jashtë burgut.

Si eurodeputet i cili jam zgjedhur nga demokracia e re dhe nga qytetarët grekë dhe me mundësinë që kam do të ngre zërin”, tha ai.

“Edhe sot”, u shpreh Beleri, ”vendimi ishte politik për daljen time”.

“Ju kam thënë shpesh herë , që për mua kjo çështje do te mbyllet në Strasburg dhe do të kërkoj të drejtën atje. Zgjedhjet e 4 gushtit nuk duhet të ishin bërë se ishin të pa ligjshme dhe qytetarëve iu mohua e drejta për të votuar”, tha ai.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?