Arti në xham i artistes hungareze Yvette Botz tek Piramida e Tiranës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:38

Arti në xham i artistes hungareze Yvette Botz tek Piramida e Tiranës

Një prej aktiviteteve të para të Javës Kulturore Hungareze, ishte ekspozita e artistes Yvette Botz. Të pranishmit u zhytën në botën magjike të artit të xhamit nga Yvette Botz, një artiste që shkrin mjeshtërinë me vetitë unike të këtij materiali për të krijuar vepra të mbushura me ndriçim dhe formë.

Ekspozita e saj, e hapur gjatë gjithë Javës së Hungarisë ofron një rrugëtim vizual ku ngjyrat dhe hapësira bashkohen për të transformuar xhamin në art ekspresiv.

Mes krijimeve të saj, shfaqej edhe një skulpturë në xham, e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

“Ambasada më ka ftuar me statujat e mia të xhamit të bëra me teknikën tiffany dhe është vërtet e rrallë, sepse askush nuk e bën diçka të tillë. Këto statuja janë pjesë e jetës sime dhe secila prej tyre tregon diçka për jetën time. Kam bërë diçka për Shqipërinë, një statujë për Skënderbeun. Është fat për ju shqiptarët, që ende keni në zemër atë që ky hero ka bërë për ju”, u shpreh artistja hungareze.

Në këtë ekspozitë ka vetëm 14 statuja, të cilat janë pjesë e një koleksioni privat. Yvette Botz e bën këtë punë prej 35 vitesh tashmë. Më herët ka punuar në vitrazhe kishash e ndërtesash dhe tashmë eshte fokusuar vetëm në statuja.

Java Kulturore Hungareze zhvillohet nga 1-6 shtator, në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. 

356
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 20:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
356
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?