Shkarkohen anëtarët e tre Këshillave drejtues

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 21:49

Shkarkohen anëtarët e tre Këshillave drejtues

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar Këshillat drejtues në tre institucione të themeluara nga Parlamebti dhe Qeveria. Në seancën e mbrëmshme është shkarkuar Këshilli drejtues i Ajencisë për Komunikime Elektronike, Këshilli drejtues i Hekurudhave, si dhe Komisioni për ndarjen e çmimit “8 Shtatori”.

Në të njëjtën seancë parlamentare, Parlamenti ka emëruar Këshillin drejtues në Agjencinë për energjetikë, ndërsa në afat prej jo më shumë se një muaji, do të duhet të shpallen konkurset për anëtarë në Këshillat drejtues që tashmë kanë mbetur pa anëtarë.

Në ndërkohë, ditë më parë, Qeveria shkarkoi Këshillin drejtues të Gazetës Zyrtare. (koha.mk)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 21:49