250 milionë euro për infrastrukturë dhe projekte kapitale. Komunat mund të aplikojnë!

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:35

250 milionë euro për infrastrukturë dhe projekte kapitale. Komunat mund të aplikojnë!

Qëllimi i konferencës së sotme për shtyp është fillimi i realizimit të projektit nga i cili Qeveria do të ndajë 250 milionë euro për projekte infrastrukturore dhe kapitale për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Për këtë qëllim është shpallur thirrja publike për aplikime të komunave për projekte infrastrukturore në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara më parë nga Ministria e Transportit, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arsimit dhe Shkencës, Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Sportit dhe Ministrisë së kulturës dhe turizmit.

Qëllimi i kësaj thirrjeje të hapur publike është ndarja e mjeteve për komunat për projekte, realizimi i të cilave do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës në nivel lokal me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, zhvillimin në komuna dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Të drejtën për parashtim të aplikimit dhe propozim – projekte kanë komunat, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit. Bëj apel sa më shumë komunave, pavarësisht prejardhjes politike të krerëve të komunave, që të marrin pjesë në këtë thirrje.

Ne jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe synimi ynë është të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve. Këto para nënkuptojnë më shumë projekte dhe zgjidhje për qytetarët për rrugë të reja, bulevarde, shkolla, kopshte, ujësjellës, kanalizime, gjithçka që i nevojitet në thelb qytetarëve. Ky është projekti i parë i tillë i një karakteri kaq të gjerë për zhvillimin infrastrukturor të komunave në histori. 250 milionë euro nga buxheti qendror për nevojat reale të qytetarëve.

Në të kaluarën janë bërë projekte infrastrukturore në kryeqytet, por asnjëherë gjithkund dhe për të gjitha komunat në përmasa kaq të mëdha sa ishte paramenduar me këto 250 milionë euro dhe jam i vetëdijshëm se një pjesë e madhe e komunave po përballen me nevoja reale për zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe investimeve kapitale.

Deri në fund të këtij viti me këtë thirrje publike komunave do t’u vihen në dispozicion 6 miliardë denarë dhe kjo është faza e parë prej gjithsej 15 miliardë denarë ose 250 milionë euro për projekte kapitale. Do të monitoroj nga afër realizimin e projekteve dhe procesi do të jetë tërësisht transparent dhe i disponueshëm për inspektim nga i gjithë opinioni.

Me këtë tregojmë se është ndërtuar për popullin. Dhe se ne ndihmojmë dhe kujdesemi për çdo qytetar. Lejoni në vazhdim Ministri për Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, i cili e shpalli këtë thirrje publike, të sqarojë mënyrën dhe afatet e regjistrimit. Unë jam në dispozicion për pyetjet tuaja në fund.”

237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?