Format i ri i Komisionit të Përzier të Historisë, Mucunski: Shkarkime brenda javësh

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:21

Format i ri i Komisionit të Përzier të Historisë, Mucunski: Shkarkime brenda javësh

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski është i zhgënjyer nga kreu i komisionit të përbashkët të historisë me Bullgarinë Dragi Georgiev, për shkak të qëndrimeve të tij të fundit politike. Ai, pa ja përmendur emrin Goergievit, tha se shkencëtarët janë zgjedhur për të bërë punë shkencore, kurse politika duhet t’u lihet politikanëve.

“Jam i befasuar që këto ditë shoh një shkencëtar i cili është i angazhuar dhe mjaft mirë i paguar nga shteti, si mundohet të profilizohet vetë politikisht, deri sa akoma i vazhdon mandati, kryetar i njërit prej komisioneve. Më ketë minohen edhe pozitat e jashtme të shtetit”, tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

Disa nga anëtarët e të dy komisioneve të përbashkëta, edhe të atij me Bullgarinë, por edhe të komisionit të përbashkët me Greqinë, do të ndryshohen. Megjithatë, Mucunski thotë se nuk do të ndryshohen të gjithë. Vendimi për emrat e rinj do të pritet brenda disa javësh.

“Fakt është se duhet ndryshim kadrovik. Jo tërësisht sepse vlerësoj se duhet të ketë edhe një lloj vazhdimësie nga aspekti kadrovik, por kemi vërejtjet tona, do ti mbajë për ne, për shkak të specifikës së punës që ata bëjnë, por do të jepja një sugjerim, që të jemi shtet i suksesshëm, të gjithë duhet të bëjmë atë për të cilën jemi zgjedhur”, u shpreh Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

Komisioni i përbashkët me Greqinë u formula pas marrëveshjes së Prespës për të ndjekur realizimin e saj. Komisioni i përbashkët i historisë me Bullgarinë u formua për definimin e figurave dhe çështjeve kontestuese historike mes dy vendeve. Ky i fundit, pothuajse në dy vitet e fundit, nuk ka rezultuar me asnjë arritje nga takimet e përbashkëta. Kreu i saj Dragi Georgiev ka kundërshtuar në forma të ndryshimet kadrovike të paralajmëruara dhe ka akuzuar kryeministrin se po komprometon punën e deritanishme të komisionit. /Alsat.mk

357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?