Komisioni ligjvënës-juridik konstaton se Propozim-ligji për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse është i papranueshëm

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 19:45

Komisioni ligjvënës-juridik konstaton se Propozim-ligji për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse është i papranueshëm

Me dy  vota “për”, dy “kundër” dhe asnjë abstenim, Komisioni ligjvënës i Kuvendit thekson se Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në lexim të parë iniciuar nga deputetët e “Frontit Evropian” është i papranueshëm dhe nuk duhet të jepet për lexim të mëtejshëm.

Kryetari i Komisionit ligjvënës- juridik, Aleksandar Veljanovski, njoftoi se dje trupi punues amë, Komisioni për financim dhe buxhet, ka konstatuar se ky ligj nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të shqyrtohet tutje.

Një nga propozuesit, deputetja e “Frontit Evropian” Ilire Dauti, në sqarimin e zgjidhjes ligjore, theksoi se me ndryshimet, objektet e lojërave të fatit kërkohet të kryejnë aktivitetin vetëm në hotele me pesë yje.

“Nuk ka vend përreth shkollave, objekteve fetare dhe kulturore ku të mos ketë objekte të lojrave të fatit. Të gjithë duhet të shtiremi si shtet, që lumturia e njerëzve të jetë me punësim e gjëra të tjera që të kenë përfitime materiale, jo në këtë mënyrë. Pika e parë është për faktin se i gjithë problemi qëndron në atë se nuk ka kufizime në lidhje me këto aktivitete ku do të zhvillohen. Çdo objekt që është i lirë në territor mund të përdoret pa asnjë pengesë për këtë lloj aktiviteti të lojërave të fatit. Duke mos pasur kufizime të tilla, kemi ardhur në një situatë që mund të hapin kaq shumë objekte të tilla të lojrave të fatit dhe ka mendime që thonë se lojrat e fatit është më mirë të mos ekzistojnë fare. Kemi ardhur deri në zgjidhjen se është më mirë që ata të vendosen vetëm në hotele me pesë yje”, tha ajo.

Pika e dytë, siç theksoi Dautit, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, organizatorët e lojërave të fatit në kazino, pika bastesh, klube automatike dhe lotari të tipit të mbyllur, reklama, njoftime dhe shpallje në vende publike si dhe për emërtimin e lokalit afarist, të paguajë shumën mujore prej 200 euro në denarë, ekuivalente për çdo m2 sipërfaqe në të cilën gjendet emri, shpallja, njoftimi, të cilat mjetet paguhen në llogari të veçantë të komunës në territorin e së cilës ndodhet objekti afarist. Mjetet e paguara nga organizatorët e lojërave të fatit, komunat duhet t’i përdorin për të mbështetur sportin dhe aktivitetet sportive të komunës, personat me nevoja të veçanta, organizatat me aftësi të kufizuara dhe shoqatat e qytetarëve për të luftuar dhunën në familje.

Pa asnjë sqarim, kryetari i Komisionit Veljanovski e ka tërhequr nga rendi i ditës së seancës Propozim- ligjin për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyror, Propozim- ligjin për shpalljen e kënetês së Studençishtës si Park natyror, Propozim-ligjin për shpalljen e LiLiqenitë Ohrit si monument natyror, të tre në lexim të dytë.

239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?