Gashi në pritjen me rastin e 8 Shtatorit: Ndërtimi një shteti të përbashkët nuk ka qenë vendim i lehtë mirëpo kemi gjetur fuqi të vazhdojmë tutje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 20:30

Gashi në pritjen me rastin e 8 Shtatorit: Ndërtimi një shteti të përbashkët nuk ka qenë vendim i lehtë mirëpo kemi gjetur fuqi të vazhdojmë tutje

I vetëdijshëm për rëndësinë e një shteti të pavarur, duhet të them se nuk ka moment më të rëndësishëm në historinë e një vendi sesa pavarësia e tij. Prandaj, sa herë që vjen 8 htatori, kthehet edhe emocioni i kënaqësisë dhe krenarisë që ditëlindjen e këtij shteti e shënojmë në paqe, në bashkëjetesë mes popujve të ndryshëm që jetojnë në këtë shtet, në marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe në shtigje të sigurta të perspektivës më të mirë zhvillimore e euroatlantike. Këtë e theksoi sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në pritjen që ka organizuar në Shtëpinë ligjvënëse me rastin e 8 shtatorit – Ditës së pavarësisë.

“Unë jam shumë i vetëdijshëm se ndërtimi i këtij shteti të përbashkët nuk ka qenë një ndërmarrje e lehtë dhe gjithnjë e pranuar njësoj. Kemi pasur periudha kur dikush nga ne ka pasur perceptim tjetër dhe pritje të tjera, kemi pasur raste kur dikush nga ne ka menduar se i takon më shumë dhe se ka marrë më pak, kemi pasur raste kur jemi zhgënjyer dhe kemi thënë se nuk ia vlen, por megjithatë kemi gjetur fuqi, kemi gjetur zgjidhje dhe kemi prodhuar mundësi që të vazhdojmë. Andaj, sot, kur po e shënojmë këtë përvjetor të shtetësisë sonë, unë mund t’ju them se para nesh po hapet një perspektivë e re zhvillimore, që e sjell brezi i ri i politikanëve, dhe unë jam fort i bindur se kjo do të rezultojë me suksese shumëplanëshe”, theksoi Gashi.

Kryeparlamentari theksoi se në të vërtetë, për të mos qenë jomirënjohës, unë dua t’ju them se secili e ka meritën e tij dhe secili e ka kontributin e tij për këto arritje dhe ne as nuk duhet të jemi nihilistë, por as defetistë.

“Maqedonia e Veriut në ditëlindjen e saj të 33-të është shtet anëtar i aleancës më të fuqishme të sigurisë, siç është NATO, duke e garantuar kështu paqen në kufijtë e saj, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për secilin projekt tjetër, ndërsa është në rrugë të mbarë edhe për aderim në unionin më të suksesshëm të demokracisë, paqes, të drejtave të njeriut dhe mirëqenies, siç është Bashkimi Europian. Kjo është arsyeja, të dashur të pranishëm, që si qytetarë të këtij shteti, e aq më shumë si politikanë të këtij vendi, sot të bëjmë një retrospektivë të asaj që e kemi bërë, të asaj që kemi mundur ta bëjmë dhe të asaj që mund ta bëjmë, gjithnjë një frymë të asaj që e thoshte Xhon Kenedi, Mos pyet se çfarë ka bërë atdheu për ty, por pyet se çfarë ke bërë ti për atdheun tënd”, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?