Musa: Korrupsioni nuk zhduket menjëherë, nevojiten masa konkrete

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:11

Musa: Korrupsioni nuk zhduket menjëherë, nevojiten masa konkrete

Korrupsioni nuk është diçka që shteti mund ta zhdukë menjëherë, nuk zgjidhet as me deklarata, pasi korrupsioni në vendin tonë me dekada, deklaroi për Alsat ish-anëtari i Antikorrupsionit Arif Musa, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Mickoski se një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie është pikërisht lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas Musës, korrupsioni mund të çrrënjoset vetëm me veprime, e jo me deklarata.

“Duhet të fillojë tani sipas meje duke shqyrtuar gjendjen pasurore të të gjithë njerëzve që kanë qenë në pushtet dhe kanë të dhëna në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga viti 2002 apo 2003 e këtej, kur ligji u miratua dhe kur ligji hyri në fuqi për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Pra kjo gjë është reale, këtu nuk ka deklarata deklarative ose le të themi disa deklarata për nevoja politike”, tha Arif Musa, ish-anëtar i Antikorrupsionit.

Gjithashtu, Musa vlerëson se për ta rikthyer besimin e qytetarëve është e nevojshme që rastet të zbardhen më shpejt nga organet kompetente.

“Qeveria duhet të fillojë me një segment të korrupsionit dhe ta çojë deri në fund, të ketë rezultat, nëse nuk ka rezultat pasi deri më tani nuk ka pasur rezultat pothuajse në asnjë fushë, pra kjo do të thotë se për pesë vjet, gjashtë vjet të zgjasë rasti për korrupsion në organet që janë përgjegjëse për luftën e korrupsionit. Atëherë këtu nuk do të vihet në dyshim besimi i qytetarëve. E kështu, me dekada, me deklarata, nuk ia dalim, korrupsionin nuk mund ta zhdukim”, tha Arif Musa, ish-anëtar i Antikorrupsionit.

Kryeministri Mickoski që nga ardhja në pushtet ka paralajmëruar betejë të ashpër kundër korrupsionit në çdo fushë, ndërsa në deklaratën e tij të një dite më parë me rastin e 33 vjetorit të pavarësisë tha se “merr përsipër obligim personal që pa kompromis ta udhëheq këtë luftë me vendosmëri, duke theksuar se është problem i gjithë shoqërisë. Qeveria tashmë ka kërkuar shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor, si dhe ka paralajmëruar ngritjen e një organi të posaçëm dhe hapjen e një linje telefonike përmes së cilës qytetarët do të mund të denoncojnë korrupsionin apo sjelljet devijuese në institucione, me qëllim që siç theksohet, te kthehet besimi i qytetarëve në organet gjyqësore, i cili tani është vetëm dy për qind. /Alsat.mk

239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?