Lidhjet me Moskën, BE “penalizon” Serbinë: Mali i Zi do anëtarësohet i pari!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:37

Lidhjet me Moskën, BE “penalizon” Serbinë: Mali i Zi do anëtarësohet i pari!

Edhe Mali i Zi dhe Serbia janë konsideruar si vendet lidere në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, vetëm i pari mund të shpresojë për anëtarësim të plotë deri në fund të kësaj dekade.

Teksa Mali i zi ka siguruar një raport pozitiv të Vlerësimit të Standardeve nga BE-ja, Serbia mbetet prapa, e penalizuar me sa duket nga kokëfortësia për të mos iu bashkuar sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ndaj vendit fqinj, Ukrainës. Mali i Zi, i cili negociatat e anëtarësimit i ka çelur qershorin e vitit 2021, shihet tashmë në Bruksel si anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Europian.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2. Mali i Zi nga ana tjetër i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.

Ekspertët thonë se në “garën” e kandidatëve për integrimin europian, Serbia, është shndërruar në një “fëmijë problematik” në Ballkanin Perëndimor. Në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian tashmë ekziston një plan i përgatitur kalendarik, sipas të cilit, Mali i Zi do të mund ta përmbyllte të gjithë procesin e negociatave për anëtarësim deri në vitin 2026, dhe në rrethanat më ideale, ai mund të bëhet anëtar i BE-së në 2028-tën.

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen tashmë ka konfirmuar se zgjerimi do të jetë prioritet në mandatin e saj të ardhshëm dhe se Komisioni është duke punuar për të përshpejtuar punën dhe për të nxitur integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?