De Jong nuk po i bindet aspak shefave të Barcelonës – situata e tij ka shkaktuar kaos brenda klubit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 20:03

De Jong nuk po i bindet aspak shefave të Barcelonës – situata e tij ka shkaktuar kaos brenda klubit

Mungesa e gjatë e Frenkie De Jong duket se do të vazhdojë mes raportimeve se ylli i Barcelonës ka injoruar këshillat e doktorëve të klubit.

27-vjeçari nuk është paraqitur për Barcelonën që prej se pësoi një lëndim në kyçin e këmbës ndaj Real Madridit më datë 21 prill.

Ka pasur konfuzion mbi atë se sa gjatë do të mbetet jashtë fushave De Jong, pasi momentalisht ka një mungesë të qartësisë nga klubi dhe lojtari.

Pasi humbi muajt e fundit të sezonit të kaluar, ish-ylli i Ajaxit bëri përpjekje që të bëhet pjesë e ekipit të Holandës për Euro 2024.

Ai fillimisht ishte pjesë e listës provizore për këtë garë, para se të zëvendësohej kur u bë e qartë se nuk është në gjendje optimale fizike për t’u paraqitur në Gjermani.

Mediumi anglez Daily Express, ka raportuar se tek Barcelona nuk janë të sigurt se kur do të rikthehet De Jong në aksion.

Është bërë me dije po ashtu se ka disa mosmarrëveshje sa i përket lëndimit të tij, i cili ka shkaktuar shqetësime të mëdha në hierarki.

Barcelona thuhet se ka këshilluar De Jongun që t’i nënshtrohet operimit në kyçin e këmbës, por holandezi deri më tani e ka refuzuar këtë opsion.

De Jong beson se operimi nuk i garanton atij asgjë dhe në vend të kësaj ka preferuar që t’i nënshtrohet një programi të veçantë të rehabilitimit.

Sidoqoftë, Barcelona do të refuzojë që ta aktivizojë atë në lojë deri në momentin kur janë të bindur plotësisht se është rikthyer në formë optimale fizike.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?