Presidentja Siljanovska Davkova nesër në Bullgari, media bullgare: Vizitë për të hedhur pluhur në sytë e ndërkombëtarëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 20:23

Presidentja Siljanovska Davkova nesër në Bullgari, media bullgare: Vizitë për të hedhur pluhur në sytë e ndërkombëtarëve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nesër do të vizitojë Republikën e Bullgarisë. Në kuadër të vizitës, Presidentja Siljanovska Davkova në Sofje do të takohet me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe do të ndjekë shfaqjen e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë, e cila do të interpretojë operën “Nabucco” të Xhuzepe Verdit në Opera dhe Baleti i Sofjes, transmeton Portalb.mk.

“Presidentja Siljanovska Davkova në kuadër të Mbrëmjeve të Operas së 52 Majit mori pjesë në shfaqjen e Operës dhe Baletit të Sofjes në Shkup, duke theksuar rëndësinë dhe fuqinë e diplomacisë kulturore si pjesë e pandashme e veprimtarisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentes

Për vizitën e presidentes, kanë shkruar medat bullgare. Agjencia e lajmeve BGNES raporton se vizita e Davkovës është e lavdërueshme, por nuk është e qartë nëse është një shprehje e diplomacisë kulturore siç ka paralajmëruar vetë presidentja apo një përpjekje e autoriteteve në Shkup për të hedhur pluhur në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Davkova do të shoqërohet nga ministri i Kulturës Zoran Ljutkov dhe ai i Punëve të Jashtme Timço Mucunski. Delegacioni mbërrin në Sofje në një kohë kur presioni ndërkombëtar ndaj Maqedonisë së Veriut po intensifikohet, për shkak të mungesës së reformave, korrupsionit pandemik dhe rritjes së ndikimit malinj nga Serbia dhe Rusia.

“Vendimi i Davkovës për të vizituar Sofjen në fillim të mandatit të saj është i lavdërueshëm nga njëra anë. Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse vizita e Davkovës është shprehje e diplomacisë kulturore, siç pretendon ajo, apo është një përpjekje tjetër e autoriteteve në Shkup për të hedhur pluhur në sytë e partnerëve ndërkombëtarë që duan të përmirësojnë marrëdhëniet me Sofjen dhe hyrja në BE. Faktet thonë se skenari i dytë është më i mundshëm, pasi vizita nuk është zyrtare, por private. Nuk ka asnjë dëshmi se presidentja Davkova është ftuar nga Rumen Radev për vizitë zyrtare. Në vend të kësaj, ajo e ftoi veten në Bullgari me pretendimin se po shikonte një opera. Për BE-në vizita do të prezantohet si shprehje e fqinjësisë së mirë dhe dëshirë për dialog, ndërsa për mediat në Maqedoninë e Veriut Davkova do të prezantohet si mbrojtëse e nderit dhe dinjitetit kombëtar nga “diktati bullgar”, shkruan BGNES. 

Vizita e Davkovës është gjithashtu një përpjekje e zgjuar për të tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga spastrimet brutale politike që po ndodhin në të gjitha nivelet e administratës në Maqedoninë e Veriut. Vizita në Sofje do t’i japë Davkovës një mundësi që të prezantohet si një ndërkombëtariste dhe paqebërëse, në vend që të japë shpjegime për mungesën e ndonjë reforme në sferën e sundimit të ligjit, arsimit dhe luftës kundër korrupsionit pandemik në vend, shton analiza.

Sipas diplomatëve perëndimorë, Maqedonia e Veriut po bie në izolim më të thellë ndërkombëtar. Kjo po ndodh edhe falë veprimeve të presidentes Davkova dhe qeverisë nacionaliste të VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga Hristijan Mickoski. Vendi ka përkeqësuar ndjeshëm marrëdhëniet me Bullgarinë dhe Greqinë, në kurriz të afrimit gjithnjë e më të dukshëm me Serbinë dhe Rusinë.

Kryeministri Mickoski, duke komentuar vizitën e delegacionit të Maqedonisë në Sofje, të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, përsëriti se vendi dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe këtu nuk ka dilemë.
“Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Motoja jonë është se ne nuk duam pronën e të tjerëve, nuk japim tonat, dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është vlerë evropiane dhe kështu duhet të vazhdojmë. Kryetari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ishte në një vizitë pune tek unë, në periudhën në vijim po organizojmë një vizitë edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Rama, qoftë në Tiranë apo në Shkup, po organizojmë një vizitë me kryeministrin e Republikës së Serbisë Vuçeviq në Shkup, mendoj se në periudhën në vijim do të ketë vizita të ngjashme me Mitsotakisin dhe kryeministrin e Bullgarisë. Ne u pamë në samitin e NATO-s në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi qëndrimet tona në raport me interesat tona. Do të luftojmë për interesat tona si shtet dhe kjo është këtu, asgjë nuk duhet të jetë e çuditshme”, tha Mickoski.

Kujtojmë se, në raport me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 20:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?