Taravari: Kryetari i Komunës mund të shkarkohet vetëm nga populli

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 19:34

Taravari: Kryetari i Komunës mund të shkarkohet vetëm nga populli

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili la drejtimin e komunës së Gostivarit pas zgjedhjeve parlamentare, nuk pajtohet me idenë e kreut të Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, i cili tha se duhet të ketë mekanizëm për shkarkim të kryetarit së komunës nëse konstatohen shkelje.

Taravari thotë se këtë ide Gjorgjievski e ka pasur për kryetaren e Shkupit Danella Arsovska, të cilën e quajti më të pasuksesshmen në histori. Taravari thotë se kryetari i komunës mund të shkarkohet vetëm nga populli.

“Unë nuk pajtohem sepse kryetari I komunës zgjidhet drejtpërsëdrejti prej qytetarëve. Ne kemi propozuar tash ndryshime të ligjit për pushtet lokal si VLEN. Dhe në raste si e kemi tash situatën p.sh në dhjetor të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe në tetor përsëri, unë mendoj se është joracionale. Përndryshe për ta marrë mandatin e kryetarit të cilin e ka zgjedh populli mendoj se është gabim. Populli asnjëherë nuk gabon”, tha Taravari./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 19:34