Dyshja e Interit, Federiko Dimarko dhe Marko Arnautoviç nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Man. Sitit në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi italian po ballafaqohet me lodhje të muskujve ashtu siç u bë e ditur të hënën, ndërsa sot nuk u pa prezent në qendrën stërvitore të zikaltërve.
Siç ka raportuar “Gazzetta dello Sport”, Arnautoviç gjithashtu ka munguar në stërvitje, pasi u zgjua me grip. Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Man. Sitit që do të zhvillohet në ‘Etihad Stadium’. Mbetet të shihet nëse të dy lojtarët do të rikuperohen në kohë për derbin ndaj rivalit lokal Milanit që do të luhet të dielën.
Tajon Bukanan është gjithashtu i lënduar për Interin, ndërsa Hoakin Korrea nuk ka qenë i përfshirë në listën e tyre për ndeshjet e ligës.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
17 Shtator, 2024 20:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.