Mirlind Daku, mes më të mirëve në Premier League ruse!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:11

Mirlind Daku, mes më të mirëve në Premier League ruse!

Shpesh vjen një moment kur fjalët shterojnë. Kemi dhënë shumë lavdërime për Mirlind Dakun, që të gjitha të merituara, por sulmuesi i kombëtares vazhdon të shkëlqejë, dhe sikur kërkon më shumë.

Sipas statistikave të Premier Ligës ruse deri tani, ylli kuqezi është ndër lojtarët më të mirë, të paktën për pjesën ofensive, siç është edhe specialiteti i tij. Daku mban vendin e katërt në klasifikimin e lojtarëve në bazë të golave të shënuar dhe asisteve të dhënë. Deri tani, ai ka shënuar 5 herë për ekipin e tij, Rubin, dhe ka shërbyer dy asiste. Kjo, në 8 ndeshje gjithësej.

Mbi 26-vjeçarin janë vetëm 3 lojtarë, mesfushori i Lokomotivës së Moskës, Aleksej Batrakov me 5 gola e 5 asistë, si dhe dy futbollistë të Zenitit të Shën Peterburgut, kampiones në fuqi të Rusisë, sulmuesi Glushenkov me 7 gola e 1 asist, dhe mesfushori Vendel me 1 gol e 7 asistë.

Daku është më i miri i ekipit nga qyteti i Kazanit, ndërsa ndjekësit brenda skuadrës kanë vetëm nga një gol, si sulmuesi Çumin, mesfushorët Jukiç e Zotov dhe mbrojtësi Kabutov.

Sezonin e kaluar, Daku realizoi 10 gola dhe shërbeu 4 topa për gol në Premier Ligën ruse, duke qenë më i miri i Rubinit dhe njëri nga më të mirët e krejt kampionatit.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?