OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze brenda një viti

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:34

OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze brenda një viti

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka miratuar të mërkurën një rezolutë palestineze, e cila i kërkon Izraelit t’i japë fund “pranisë së jashtëligjshme në territoret e uzurpuara palestineze” brenda 12 muajve.

Njëqind e njëzet e katër shtete votuan për këtë rezolutë, 43 të tjera abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe 12 shtete të tjera votuan kundër.

Ky vendim e izolon Izraelin pak ditë para se liderët botërorë të mblidhen në Nju Jork për takimin vjetor të OKB-së. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme më 26 shtator, sikurse edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Rezoluta e së mërkurës pason një opinion këshillues në korrik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se uzurpimi i territoreve palestineze nga Izraeli dhe ndërtimi i vendbanimeve janë të jashtëligjshme.

Ndërkohë, rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme u bën thirrje gjithashtu shteteve që “të ndërmarrin hapa drejt ndërprerjes së importit të çdo produkti me origjinë nga vendbanimet izraelite, si dhe të mos i sigurojnë apo transferojnë armë, municione dhe pajisje të ngjashme Izraelit … kur ka arsye për të dyshuar se ato mund të përdoren në Territorin e Pushtuar Palestinez”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje vendeve të votojnë kundër të mërkurën. Uashingtoni – një furnizues armësh dhe aleat i Izraelit – ka kundërshtuar prej kohësh masat e njëanshme që minojnë perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete.

Opinioni GJND-së nuk është detyrues, por ka peshë sipas ligjit ndërkombëtar dhe mund të ndikojë që mbështetja për Izraelin të zbehet.

As rezoluta e së mërkurës e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk është detyruese, por ka peshë politike. Asnjë vend nuk ka të drejtë vetoje në Asamble.

“Çdo vend ka një votë dhe bota po na shikon,” tha ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, para Asamblesë së Përgjithshme të martën. “Ju lutemi qëndroni në anën e duhur të historisë. Me ligjin ndërkombëtar, me lirinë, me paqen.”

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, e kritikoi Asamblenë e Përgjithshme të martën për dështimin për të dënuar sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit nga militantët palestinezë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i cili e shkaktoi luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Ai hodhi poshtë tekstin palestinez, duke thënë: “Le ta quajmë këtë ashtu si është: kjo rezolutë është terrorizëm diplomatik, duke përdorur mjetet e diplomacisë jo për të ndërtuar ura, por për t’i shkatërruar ato”.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor – zona të Palestinës historike të cilat palestinezët i duan për një shtet të vetin – në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe prej atëherë ka ndërtuar vendbanime në Bregun Perëndimor dhe i ka zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme ato.

Lufta në Rripin e Gazës filloi më 7 tetor 2023, kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Prej atëherë, ushtria izraelite ka rrafshuar pjesë të enklavës palestineze, duke i zhvendosur nga shtëpitë e tyre pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës. Më shumë se 41.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej fillimit të luftës.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?