EHF me fjalë miradie për suksesin e hendbollisteve të Kosovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:33

EHF me fjalë miradie për suksesin e hendbollisteve të Kosovës

Kosova, Lituania, Izraeli dhe Italia janë kombëtaret e kualifikuara në fazën e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2025. Këto kombëtare i kanë fituar grupet përkatëse, ndërsa në fazën e parë garuan 12 kombëtare evropiane.

“Beku i majtë, Leonora Demaj ishte hero i fundjavës për Kosovën, duke shënuar 24 gola dhe duke u bërë golashënuesja më e mirë e fazës së parë”, ka shkruar EHF-ja të hënën.

“Pas kualifikimit në fazën e dytë në edicionin e kaluar, Kosova arriti në fazën e njëjtë sërish. Në kualifikimet për Kupën e Botës 2023, Kosova ishte eliminuar në fazën e dytë nga Polonia. Për Botërorin 2025, te Kosova shpresojnë të arrijnë më shumë. Për fat, e kanë armën e fshehtë në Leonora Demajn. 27-vjeçarja mori vëmendjen e turneut në Belgjikë, ku i shënoi 24 gola në dy ndeshje, më shumë se çdo lojtare tjetër. Pasi i shënoi 11 gola në ndeshjen hapëse ndaj Belgjikës, Demaj kishte paraqitje edhe më të mirë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, duke shënuar 13 herë dhe duke ndihmuar Kosovën të festojë”, vazhdon shkrimi i Federatës Evropiane.

Për shkëlqimin e kapitenes Demaj ka shkruar edhe faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. Shorti i fazës së dytë është më 14 dhjetor në Vjenë. Ndeshjet do të zhvillohen në prill të vitit të ardhshëm.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?