Një pjesë e njerëzve besonin që Rodri ishte me meritë fitues i “Topit të Artë”, teksa një pjesë tjetër besonin që Vinicius e kishte merituar më shumë. Përveç tifozëve, debati u bart edhe tek lojtarët dhe ish-lojtarët ku pati reagime nga lojtarët e Real Madridit, bashkëlojtarët e Vinicius tek Brazili e deri tek legjendat si Tieri Anri, Klarens Sidorf dhe Frank Riberi.
Një prej gazetarëve që pati të drejtë vote ishte edhe ai nga El Salvadori, i cili dha arsyet e tij në lidhje me votat që bëri. Ai tha se nuk e konsideron Viniciusin si lojtar që bën pjesë në “Top 10” më të mirët në Evropë, teksa vuri theksin edhe tek sjellja e tij.
“Vinicius Junior nuk është pjesë e Top 10 sime? Ai nuk është një shembull i fair-play. Unë nuk jam i njëanshëm, nuk e konsideroj Vinicius Jr të jetë një lojtar vendimtar. Ai ka ndikim vetëm në një pjesë të vogël të fushës. Ai nuk bën pjesë as në Top 10 në Evropë”, përfundoi ai.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
29 Tetor, 2024 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.