Arteta: Askush nuk është i paprekshëm, duhet shumë fitore për të mbajtur punën tonë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 20:13

Arteta: Askush nuk është i paprekshëm, duhet shumë fitore për të mbajtur punën tonë

Trajneri spanjoll Mikel Arteta ka folur për shkarkimit të Erik ten Hag nga detyra e trajnerit te Man. Juanjted, duke u shprehur se asnjë trajner futbolli nuk është i paprekshëm. Edhe pse pozicioni i tij tek Arsenal duket i sigurt, Arteta tha se kjo është vetëm sepse ai ka arritur rezultate në fushë.

“Askush nuk është i paprekshëm. Ne jemi këtu për të fituar ndeshjet e futbollit, mos e harroni kurrë këtë. Është një kohë e gjatë këtu dhe në kohet e sotme nuk gjen shpesh trajnerë që qëndrojnë kaq gjatë në një detyrë”, u shpreh Arteta, që po i afrohet pesë vjetorit të tij në krye të “topçinjve”.

“Unë kam vazhduar ta bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndeshjet e futbollit janë gjëja më e rëndësishme dhe unë duhet të fitoj shumë prej tyre për të mbajtur punën time”, foli qartë trajneri Mikel Arteta, që po paraqitet mirë me Arsenal edhe pse trofetë po mungojnë.

Ai shtoi se për të ka rëndësi ndeshja e radhës ndaj Prestonit në “Carabao Cup”, ku pritet të aktivizojë mjaft lojtarë që kanë luajtur pak.

“Ka lojtarë që nuk kanë luajtur aq shumë. Ata do të kenë shansin e tyre sot, kjo është e sigurt. Gjithsesi, ata duhet ta fitojnë të drejtën për të luajtur. Kjo vlen për të gjithë”, tha Arteta.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?