Neymar afrohet me Messin – blen një tokë për 24 milionë euro në Miami

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 20:55

Neymar afrohet me Messin – blen një tokë për 24 milionë euro në Miami

Magjistari brazilian i futbollit Neymar është vënë në qendër të vëmendjes pasi bleu një tokë në vlerë 24 milionë euro.

Futbollisti i famshëm brazilian, i cili u rikthye në fushë javën e kaluar pas më shumë se një viti pauzë, vendosi të investojë para në tokë, ndaj pagoi 24 milionë euro për një copë tokë.

Vendi ku Neymar do të ndërtojë një vilë luksoze ndodhet në Bal Harbour, pranë Miami Beach në Florida.

Toka ka pamje nga deti dhe ndodhet ne pjesën më luksoze të Floridës.

Prona, me vlerë 24 milionë euro (26 milionë dollarë), ka vendin e vet për një varkë të vogël ekskursioni.

Kjo “copë e bregdetit” ka miratuar planet për të ndërtuar një shtëpi.

Futbollisti brazilian, siç raportohet nga Ëall Street Journal, u tërhoq nga privatësia dhe siguria e komunitetit të mbyllur ku ndodhet toka. Ishte pikërisht ajo që kërkonte ish-ylli i Barcelonës.

Lëvizja ka nxitur spekulimet se Neymar po planifikon një kalojë në Miami për t’u ribashkuar me Lionel Messin dhe Luis Suarez në Inter Miami.

Megjithatë, tani për tani ai është i kënaqur në Arabinë Saudite dhe nuk ka nevojë të ndryshojë klub.

Braziliani u kthye nga një dëmtim i tmerrshëm në gju javën e kaluar. Që kur nënshkroi për Al-Hilal në gusht 2023, ai ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje dhe ka fituar më shumë se 160 milionë euro nga sauditët gjatë asaj kohe. /Telegrafi/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 20:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?