Chrome lançon një tjetër funksionalitet për reduktimin e konsumit të RAM
Chrome është shfletuesi më popullor në planet por edhe besnikët më të fortë të saj e pranojnë një fakt: shfletuesi gllabëron memorien RAM.
Google ka provuar metoda të ndryshme përgjatë viteve për të ulur konsumin e memories por funksionaliteti më i fundit “Performance Detection” duke përpjekja më serioze për ta bërë realitet.
Sipas një postimi në blog nga Chrome, “Performance Detection” identifikon në mënyrë proaktive problemet e mundshme me performancën dhe madje ofron zgjidhje.
Në çfarë mënyre? Duke treguar cilat tabe po konsumojnë memorien apo ciklet e procesorit dhe tu japë një opsion për çaktivizimin e tyre. Tabet nuk do të zhduket, thjeshtë do të ndërpritet qëndrimi aktiv i tyre. Një metodë e thjeshtë por efektive.
Google thotë se Memory Saver, një tjetër funksionalitet performance që liron memorien nga tabet jo aktive, në versionin e fundit të Chrome ka më shumë opsione.
Tani mund të operojë në modalitetet Modate, Balanced dhe Maximum duke përcaktuar agresivitetin e çaktivizimit të tabeve të Chrome që përdorin shumë memorie. /PCWorld Albanian