Tri humbje në 7 ditë, klubi del kundër tifozëve që kërkojnë largimin e trajnerit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 20:16

Tri humbje në 7 ditë, klubi del kundër tifozëve që kërkojnë largimin e trajnerit

Situata nuk është aspak e qetë te skuadra e Borusia Dortmund, që pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit dhe asaj në kampionat, erdhi edhe eliminimi nga Kupa e Gjermanisë. Skuadra verdhezi u eliminua pas kohës shtesë, duke bërë që tifozët të irritohen.

Tashmë të gjithë janë në bankën e të akuzuarve dhe eliminimi do t’u japë mundësinë verdhezinjve të reflektojnë. Nuri Sahin, me gjithë eksperiencën e tij të kufizuar si trajner, vazhdon të rezistojë në këtë detyrë edhe pse tifozët kanë nisur të kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Të gjithë shpresonin që ekipi të ishte në gjendje të konkurronte në kushte të barabarta me Bajern Munihu dhe Bajer Leverkuzeni, por realiteti doli të ishte i ndryshëm. Ndaj edhe zhgënjimi është i madh te tifozët, çka mund të sjellë ndryshime në drejtim.

Drejtori sportiv i Borusia Dortmund, Sebastian Kehl, është kundër një ndryshimi.

“Nuk do të ndodhë asgjë! Kjo nuk është një situatë me të cilën Borusia Dortmund nuk është përballur në të kaluarën. Do të rikthehemi protagonistë“, tha ai, duke konfirmuar efektivisht Nuri Sahinin në detyrën e trajnerit.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 20:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?