Laporta kishte të drejtë, 12 nga 19 “Topat e Artë” janë nën emrin e “La Masia”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 20:18

Laporta kishte të drejtë, 12 nga 19 “Topat e Artë” janë nën emrin e “La Masia”

Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, kishte të drejtë kur deklaronte se “La Masia” (Akademia e Barcelonës) është motori, zemra e klubit blaugrana. Shkolla më e mirë e futbollit në botë e vendos edhe një herë Barçën si një klub referencë kur bëhet fjalë për prodhimin e yjeve universalë. Nëse talenti individual matet me trofe me traditën e “Topit të Artë”, askush nuk ka krijuar më shumë se Barcelona. Me të dytin trofe të fituar nga Aitana Bonmatí (“Topi i Artë” për femra), tani ka 12 çmime “Topi të Artë” mes futbollit për meshkuj dhe femra.

Duhet të shtohen edhe ato të fituara nga futbollistë të tjerë të pa stërvitur në ekipin e të rinjve që fituan çmimin duke luajtur gjithë ose gjysmën e vitit me fanellën e Barcelonës. Duke zbritur, pra, atë që Leo Mesi arriti në 2023 me një pjesë të madhe të sezonit në Paris dhe pjesën tjetër në Majami, janë gjithsej 19 “katalanas”, duke shtuar Luis Suarez (1960), dy nga Johan Krojf (1973, 1974), Hristo Stoiçkov (1994), Ronaldo da Lima (1997), Rivaldo (1999), Luis Figo (2000) dhe Ronaldinjo (2005).

Madridi pason Barçën me 12, ndërsa Juventusi dhe Milani ndajnë vendin e tretë me nga tetë.

Dhe nëse duhet të flasim për historinë, asnjë nuk i afrohet Leo Mesit, rekordmeni absolut me tetë trofe në kabinetin e çmimeve që krijoi “France Football”, në vitin 1956.

Si lojtar i Barçës, Mesi fitoi gjashtë nga tetë “Topat e Artë”, por ajo që është e padiskutueshme është se të tetë janë arritje e një gjeniu të edukuar në “La Masia”.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?