”Donjetsku po bie”, Zelensky thirrje popullit: Kthehuni pasi Ukraina ka nevojë për ju

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 22:02

”Donjetsku po bie”, Zelensky thirrje popullit: Kthehuni pasi Ukraina ka nevojë për ju

Ushtria ruse ka marrë nën kontroll qytetin Yasnaya Polyana, teksa luftimet në rajonin e Donjetskut kanë hyrë në një fazë intensive. Pushtimin e qytetit në fjalë e ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa raportohet se pesë civilë janë vrarë nga sulmet e Moskës në disa qytete të Donjetskut.

“Si rezultat i veprimeve aktive dhe vendimtare, njësitë e grupimit lindor çliruan vendbanimin Yasnaya Polyana të Republikës Popullore të Donetsk”, tha ministria ruse, ndërsa kreu i administratës ushtarake të rajonit, Vadym Filashkin konfirmoi viktimat.

Dy humbën jetën në Zarichny, një në Druzhkivka, një në Beretski dhe një në Uspenivka. Tre persona të tjerë u plagosën, sipas Vadym Filachkine, i cili konfirmoi gjithashtu se në total janë 2,850 njerëz të vrarë në rajon që nga fillimi i pushtimit rus. Teksa rusët përparojnë në Donjetsk, Presidenti Volodymyr Zelensky i është adresuar me një mesazh ukrainasve që jetojnë jashtë vendit për t’iu bashkuar ushtrisë.

Zelensky bëri thirrje që bashkatdhetarët e tij të kthehen, edhe pse shumë prej ukrainasve që “ia mbathën” për në Europë pretendojnë se kanë “arsye serioze” pse nuk mund të ndihmojnë atdheun e tyre. “Unë mund t’u kërkoj me zë të lartë ukrainasve tanë që janë jashtë vendit të vijnë dhe të ndihmojnë, të punojnë në industrinë e mbrojtjes, të ndihmojnë ushtarët tanë, të paguajnë taksat. Ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre”, tha Zelensky.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 22:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.