Një sulmues amerikan do të jetë transferimi i parë i Amorim te Man Utd
Botuar nga Drin Zenku
2 Dhjetor, 2024 19:35
Ka disa ditë që Ruben Amorim ka marrë drejtimin e Manchester United dhe shumë ndryshime priten në klubin e madh anglez.
Trajneri portugez synon që të përforcojë skuadrën në janar, pasi qëllimi është të dërgoj Djajtë e Kuq në garat evropiane për sezonin e ri.
E transferimi i parë në epokën e Amorim te Manchester United pritet të jetë sulmuesi amerikan Mark Tillman i cili po shkëlqen me PSV Eindhoven.
Sky Sports ka raportuar se Amorim e pëlqen shumë anësorin amerikan dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në Old Traford.
22-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 18 ndeshje, derisa transferimi i tij pritet t’i kushtojë Unitedit mbi 40 milionë euro.
Interesim për anësorin ameirkan kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur dhe Aston Villa, por Man Utd janë favoriti kryesor.
Tillman iu bashkua PSV nga Bayern Munich për 12 milionë euro dhe bavarezët kanë një klauzolë ku mund ta rikthejnë atë në Allianz Arena, mirëpo nuk do ta aktivizojnë atë dhe reprezentuesi amerikan pritet të transferohet në Old Trafford.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.