Broja pas debutimit me Everton: Moment i veçantë për mua

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Dhjetor, 2024 14:01

Broja pas debutimit me Everton: Moment i veçantë për mua

6 muaj pa prekur fushën me këmbë në një ndeshje zyrtare në Premier League ishin një përjetësi për Armando Brojën. Merr fund makthi për “bomberin” kuqezi, me Brojën që bëri debutimin zyrtar me fanellën e Everton në sfidën kundër Wolves.

Broja u hodh në fushë në minutën e 83-të pasi Everton kishte mbyllur llogaritë me “ujqërit” teksa kryesonte 4-0. Brojës i mjaftuan pak minuta në fushë për të treguar të gjithë potencialin e tij shpërthyes.

Në përfundim të ndeshjes, Broja mori duartrokitjen e tifozëve dhe të gjithë lojtarëve të Everton, ndërsa sulmuesi kuqezi nuk e fshehu gëzimin për rikthimin e tij në fushë pas një pauze kaq të gjatë:

“Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Faleminderit shumë që erdhët në ndeshjen time sot, jam i lumtur që u riktheva nga dëmtimi dhe të jem në fushë, është një moment shumë i veçantë për mua. Jam shumë i lumtur për rikthimin, ishte një fitore e mrekullueshme. Do jemi sërish të shtunën dhe ju presim ndaj Liverpulit. Faleminderit shumë që erdhët, do të thotë shumë”, u shpreh Broja.

Jo vetëm fitorja 4-0, trajneri Sean Dyche u shfaq i kënaqur edhe për rikthimin e Armando Brojës: “Në thjesht dëshironim ta përfshinim në lojë. Ai ka pritur një kohë të gjatë, ka punuar shumë, shumë fort”, u shpreh trajneri i Everton.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Dhjetor, 2024 14:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?