Policia gjen sërish armë dhe municion në Mitrovicën Veriore

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2025 21:43

Policia gjen sërish armë dhe municion në Mitrovicën Veriore

Policia në Mitrovicën Veriore ka njoftuar se sot, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar:

• Një armë te gjatë – AK-47,
• Dy (2) karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishek,
• Katërqind e shtatëdhjetë e tre (473) fishek të pistoletës,
• Dyzet (40 ) fishek të armës së gjuetisë,
• Njëqind e njëzet e dy (122) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë,
• Një (1) thikë taktike,
• Një (1) komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe
• Një (1) çantë e zezë.

Në lidhje me rastin në Stacion Policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68 vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

”Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kujtojmë se, edhe mbrëmë Policia e Kosovës gjatë patrullimit në zonën kufitare me Serbinë kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm./21Media

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2025 21:43