Edhe pse Man United fitoi 2-1 ndaj Lesterit, duke avancuar më tej në FA Cup, trajneri i “Djajve të Kuq” Ruben Amorim kërkon më shumë nga skuadra e tij. Ai shpreson që edhe fati t’i japë një dorë skuadrës, që ka patur mjaft probleme këtë sezon.
“Ishte një rezultat i mirë, jo një paraqitje e mirë. Nuk është mënyra se si e shoh unë futbollin, nuk është mënyra se si e shoh unë të ardhmen e Man. Junajtedit ”, u shpreh Amorim.
“Nuk po mendoj për fundin e sezonit sepse finalja është në fund të sezonit. Nuk më intereson kjo, më intereson momenti dhe momenti nuk është mjaftueshëm i mirë. Gjithseis, mbetet një rezultat i mire dhe ne shkojmë përpara në fazën tjetër”, tha Amorim.
“Ne kemi nevojë për shumë gjëra që nuk kanë të bëjnë me fatin. Ka të bëjë me cilësinë e punës. Ne duhet të përmirësojmë çdo detaj të lojës, energjinë tonë. Puna ime me ta duhet të jetë shumë më e mirë, por ndonjëherë na duhet pak fat”, shtoi trajneri portugez.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Shkurt, 2025 14:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.