Fronti Europian: Mickoski në derexhe të rëndë, kërkon shpëtim te Levica
Mickoski dhe VMRO assesi ta fshehin nervozën dhe panikun nga BDI dhe Fronti Europian.
Se në çfarë derexhe ka rënë dy ditë para humbjes, tregojnë thirrjet për ndihmë nga Levica dhe ZNAM e Dimitrievskit.
Madje, shpëtimin dhe ndihmë e kërkon edhe te opozita shqiptare, me qëllim që, siç tha dje Mickoski, ta rrënojë Frontin Europian dhe BDI-së.
Megjithatë, edhe pse shpik arsye të ndryshme, publiku e di se lufta e vërtetë e Mickoskit janë pozitat e barabarta të shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut. Ai tashmë është vetëm një libër i lexuar që nuk e fsheh dot antishqiptarizmin dhe politikat kundër Perëndimin.
BDI dhe Fronti Europian i bën me dije Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të Rusisë, se BDI dhe Fronti Europian, themelet i ka vënë që në vitin 2001, me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, me Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e NATO-s, si dhe me ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit.
Dhe, deshi apo nuk deshi Mickoski, BDI dhe Fronti Europian do të jetë garantuesi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa VMRO dhe bashkëpunëtorët tjerë të Moskës, pas 8 majit, do të jenë vetëm spektatorë opozitar të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.
Mickoski i përgjigjet Ahmetit: Shumë shpejtë, gurabijet dhe qumështi do t’ju ngec në fyt!
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i është përgjigjur liderit të BDI-së, Ali Ahmeti pas fjalimit të tij mbrëmjen e djeshme në sheshin Maqedonia në Shkup, në të cilin tha se “Mickoski është rritur me gurabija e keksa” dhe kërkoi nga ai që t’i matë fjalët dhe të mos kërkojë belanë.
Mickoski thotë se Ahmeti po e bën këtë nga frika prej humbjes në zgjedhje, ndërsa theksoi se pas zgjedhjeve, do të kontaktojë opozitën shqiptare për bashkëpunim.
“Aliu duhet ta dijë se kërcënimet e tij jo vetëm që nuk më trembin, por edhe më bëjnë të qesh. Kërcënimet vijnë nga një burrë para daljes në pension politik, pak ndoshta dhe i harruar, por gjithsesi me fyt të mirë, që e ushtron duke kënduar në institucionet shtetërore dhe në festat e partisë.
Ushqimi im i fëmijërisë ishte i rëndësishëm për Aliun, hmmm…, e çuditshme, kështu që ai përpiqet të dërgojë kërcënime përmes shakave. Unë do t’i përgjigjem atij! Ushqimet e mia Ali në fëmijërinë time u fituan nga prindërit e mi me shumë dashuri dhe sakrifica për të më rritur dhe edukuar në një person që do të respektojë dhe luftojë për Maqedoninë e tij. Por çfarë është me rëndësi? E rëndësishme është Ali që ti të tregosh se me çfarë ke ushqyer fëmijët e tu, kështu që sot djemtë pa mjekër po fitojnë miliona, po blejnë Soravia, apo si e fituan atë pallatin në Zajaz, që është si ai i ndonjë sheiku në Lindje të Mesme, dhe jo si i ndonjë politikani nga Maqedonia e varfër. E kuptoj nervozizmin dhe panikun sepse jeni lexuar për herë të parë dhe jeni para humbjes. Po vjen koha për përgjigje për shumë pyetje. Nuk është 2001, por 2024, 23 vjet më vonë, dhe BDI e ktheu në një organizatë kriminale nga e cila vuajnë shqiptarët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, nga sot, gurabijet dhe qumështi do të ju ngec në fyt…”, ka shkruar Mickoski.