Drejtuesit e Monza-s bëjnë prapaktheu. Në krye të ekipit që mbyll klasifikimin e përgjithshëm në Serinë A kthehet ai që ishte trajner i parë deri në dhjetor. “AC Monza njofton se ka anuluar shkarkimin e Alessandro Nestës, i cili merr përsëri postin e trajnerit të ekipit të parë të bardhëkuqve. Suksese, Alessandro!”
Me këtë komunikatë, klubi i Brianzës njoftoi zyrtarisht përfundimin e aventurës së Salvatore Bocchetti-t (7 ndeshje dhe vetëm 3 pikë të fituara) në Brianza. Në vend të tij, kthehet në pankinë Nesta, i cili do të tentojë të arrijë shpëtimin me një mision që duket i pafrytshëm: Monza është 8 pikë pas Empolit.
“AC Monza njofton se ka vendosur ta shkarkojë nga detyra trajnerin e ekipit të parë, Salvatore Bocchetti – vijon njoftimi zyrtar i klubit bardhëkuq – të cilin e falenderon për punën e bërë dhe i dëshiron fat të mbarë në të ardhmen e tij profesionale”. Bocchetti kishte ardhur në pankinën e Monzës në fund të dhjetorit, në vend të Alessandro Nestës, pas humbjes së bardhëkuqve ndaj Juventusit. Në 7 ndeshje nën drejtimin e tij, Monza ka pësuar 6 humbje dhe ka fituar vetëm një herë’.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Shkurt, 2025 20:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.