Vetura përplaset mbi turmën në Munih, lëndohen 28 persona

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 00:09

Vetura përplaset mbi turmën në Munih, lëndohen 28 persona

Një azilkërkues afgan, 24 vjeç, është përplasur me veturë mbi turmën e njerëzve në Munih, duke lënduar 28 persona, disa nga të cilët rëndë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e veturës ndërkaq ka thënë se ngjarja duket se nuk ka lidhje me konferencën për siguri që punimet i fillon nesër.

Kryeministri i shtetit të Bavarisë, Markus Soder ka thënë se përplasja e makinës mbi turmën duket se ka qenë sulm.

Sulmuesi, 24 vjeçar me prejardhje nga Afganistani është azilkërkues ndërsa ka qenë i njohur për policinë për vjedhje dhe vepra që lidhen me narkotikë.

Soder ka thënë se janë lënduar 28 persona, disa nga të cilët rëndë.

Sipas dëshmitarëve, në veturën që u përplas mbi turmën ishin dy persona. Policia ka thënë se drejtuesin e makinës e kanë nën kontroll por nuk kanë mundur t’i konfirmojnë raportet për personin e dytë që thuhet se ishte në veturë siç kanë thënë dëshmitarët okular.

Policia ka thënë të mos besojë se ngjarja e sotme ka ndonjë lidhje eventuale me Konferencën për Siguri të Munihut e cila i fillon punimet nesër.

Ende nuk është e qartë nëse drejtuesi i veturës është përplasur qëllimisht mbi turmën apo ka qenë aksident.

E Dieter Reiter, Kryebashkiaku i Munihut ka thënë se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë.

Mediet lokale kanë raportuar se makina është përplasur mbi anëtarët e sindikatës Verdi të cilët kishin dalë në demonstratë.

Verdi është një bashkësi e 5 sindikatave, e themeluar në vitin 2001, ka 1.9 milion anëtarë dhe është anëtare e Konfederatës së Sindikatave të Gjermanisë.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 00:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?