Politika e përfshirë në Festivalin e Filmit në Berlin
Organizatorët e Festivalit të Filmit në Berlin shpresojnë këtë vit se politika nuk do t’i eklipsojë filmat këtë herë. Berlinale, e cila ngriti siparin në 13 Shkurt ka qenë gjithmonë më politike nga festivalet e mëdha ndërkombëtare të filmit dhe e këtij viti zhvillohet disa ditë përpara zgjedhjeve gjermane.
Scott Roxborough, Shefi i Zyrës Europiane në Hollywood: Viti i kaluar ishte një festival jashtëzakonisht politik. Unë mendoj dhe ndoshta kam frikë se kjo do të ndodhë edhe këtë vit. Zgjedhjet gjermane janë pas disa ditësh. Kjo do të jetë një temë mbizotëruese. Do të jetë kudo në rrugët e Berlinit.
Festivali i drejtuar nga Tricia Tuttle zgjat deri më 23 Shkurt, në të njëjtën ditë që gjermanët votojnë për zgjedhjet e parakohshme ku favorite shihet e djathta ekstreme.
Tuttle, i lindur në SHBA, e ka pranuar historinë politike të festivalit, por nuk dëshiron që një diskurs i tillë të sfumojë vetë filmat. Diskutimet rreth luftës midis Izraelit dhe palestinezëve gjithashtu ndoshta do të jenë të pashmangshme
Scott Roxborough: Është tepër thelbësore sepse të gjithë për momentin po pyesin se çfarë do të vijë më pas, cila është e ardhmja këtë industri? A do të zhduket gjithçka? A do të duan akoma njerëzit të shkojnë në kinema pas pesë apo dhjetë vjetësh? Dhe si mund të vazhdojmë të bëjmë filma dhe të fitojmë para duke bërë filma? Dhe unë nuk kam gjetur këtë përgjigje për problemet e kësaj industrie.
















