Zelensky-Trump/ Lukashenko: Jam gati të qëndroj krah presidentit të SHBA
Udhëheqësi i Bjellorusisë dhe aleati i Rusisë, Alexander Lukashenko, tha në një intervistë të botuar sot se Moska dhe Minsk po përfitojnë nga mënyra se si SHBA po e trajton presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si edhe nga përçarja e marrëdhënieve Uashington-BE.
Në një intervistë Lukashenko vlerësoi Presidentin e SHBA Donald Trump dhe qasjen e tij ndaj luftës në Ukrainë.
Udhëheqësi bjellorus tha se qëllimi i vetëm i Trump është t’i japë fund luftërave, të cilat ai e përshkroi si politikë të jashtme “shumë të zgjuar”.
“Unë jam gati të qëndroj në krah të tij dhe të bëj gjithçka që duhet për t’i dhënë fund luftës dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve,” komentoi ai.
BE dhe SHBA kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Minskut në përgjigje të goditjeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe përfshirjes së vendit në pushtimin rus të Ukrainës.
Përçarja e fundit në marrëdhëniet SHBA-BE është në interesin e Minskut, sipas Lukashenkos.
“Le të jemi të sinqertë, është e dobishme për mua, është e dobishme për ne që SHBA nuk pajtohet me BE-në”, tha ai pa dhënë detaje.
-
Bullgaria kërkon llogari nga Shkupi pas ndalimit të deputetit bullgar
Një incident në kufi ka sjellë përplasje të re diplomatike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka thirrur të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut në Sofje, pasi deputetit bullgar Angel Georgiev iu refuzua hyrja në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas agjencisë bullgare BTA, incidenti ka…
-
Natë e përgjakshme në Gjermani, 24-vjeçari nga RMV përfundon në operacion
Një 24-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka mbetur rëndë i plagosur pas një përleshjeje mes dy grupeve në qytetin gjerman Bad Segeberg. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:20 në rrugën “Kirchstraße”, pranë sheshit të qytetit. Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi me një debat verbal, i cili më pas degjeneroi në përleshje fizike.…















