Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA-ja e “përgatitur” për luftë me Kinën

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2025 22:39

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA-ja e “përgatitur” për luftë me Kinën

Washingtoni është i “përgatitur” për luftë me Kinën, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke iu përgjigjur kërcënimeve të Pekinit pas vendosjes së tarifave të reja nga presidenti Donald Trump, transmeton Anadolu.

“Ne jemi të përgatitur”, tha Hegseth në Fox News, duke theksuar nevojën për forcë ushtarake për të penguar një konflikt.

“Ata që dëshirojnë paqen duhet të përgatiten për luftë”, vuri në dukje ai, duke nënvizuar përpjekjet e modernizimit të ushtrisë amerikane.

“Ne jetojmë në një botë të rrezikshme me vende të fuqishme, në rritje me ideologji shumë të ndryshme. Ata po rrisin me shpejtësi shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe teknologjinë moderne, duke synuar të zëvendësojnë Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Komentet e Hegsethit erdhën pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian paralajmëroi se Kina është “e gatshme të luftojë deri në fund” në përgjigje të veprimeve të SHBA-së, qoftë në një luftë tregtare apo konflikt ushtarak.

“Nëse duam të pengojmë luftën me kinezët ose të tjerët, duhet të jemi të fortë”, tha Hegseth, duke theksuar se forca është thelbësore për të penguar luftën.

Hegseth tha se Trump ka një marrëdhënie “të shkëlqyer” me presidentin kinez Xi Jinping dhe se janë duke eksploruar mënyra për partneritet dhe bashkëpunim me Kinën.

Duke deklaruar se Washingtoni nuk “kërkon” luftë me Kinën, ai tha se Trump “ka kërkuar paqe historike dhe mundësi historike” me Pekinin.

Megjithatë, ai theksoi se detyra e tij si sekretar i mbrojtjes është të sigurojë që vendi i tij të jetë i përgatitur.

Duke theksuar përpjekjet për të adresuar prioritetet e presidentit, të tilla si “kupola e artë”, modernizimi, hipersonikët, mjetet nënujore pa pilot dhe mjetet ajrore pa pilot, Hegseth tha: “Ata e dinë se ne jemi seriozë dhe po ndërtojmë për këtë”.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2025 22:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?