Koreja e Veriut dërgoi 3.500 ushtarë të tjerë në Rusi për stërvitje?
Sipas një ligjvënësi të Koresë së Jugut, i cili së fundmi vizitoi Ukrainën, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 3.500 ushtarë të tjerë në Rusi për stërvitje, me një dërgim të tretë të mundshëm të trupave, transmeton Anadolu.
Siç raporton “Yonhap News”, ligjvënësi Yu Yong-weon nga Partia e Pushtetit Popullor në pushtet citoi informacionin e marrë nga shefi i inteligjencës së mbrojtjes të Ukrainës, Kyrlylo Budanov, gjatë vizitës së tij në Ukrainë muajin e kaluar.
“Ka rreth 3.500 ushtarë të Koresë së Veriut që po kalojnë trajnime të përshtatjes në terren në pesë vende në Lindjen e Largët të Rusisë dhe ekziston mundësia e një dislokimi të tretë. Grupi i dytë i trupave (koreano-veriore) është afër 1.500 ushtarë dhe ata tashmë janë vendosur pranë rajonit Kursk të Rusisë pas përfundimit të përshtatjes”, tha Yu.
Në muajin janar, Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut pretendon se të paktën 300 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe 2.700 të tjerë u plagosën në luftimet me Ukrainën.
Në muajin tetor, Pentagoni tha se Koreja e Veriut dërgoi rreth 10 mijë trupa në Rusinë lindore.
Pheniani deri më tani ka qëndruar në heshtje edhe pas raportimeve për vdekje dhe plagosje të supozuara mes trupave të tij në Rusi.
-
Bullgaria kërkon llogari nga Shkupi pas ndalimit të deputetit bullgar
Një incident në kufi ka sjellë përplasje të re diplomatike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka thirrur të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut në Sofje, pasi deputetit bullgar Angel Georgiev iu refuzua hyrja në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas agjencisë bullgare BTA, incidenti ka…
-
Natë e përgjakshme në Gjermani, 24-vjeçari nga RMV përfundon në operacion
Një 24-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka mbetur rëndë i plagosur pas një përleshjeje mes dy grupeve në qytetin gjerman Bad Segeberg. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:20 në rrugën “Kirchstraße”, pranë sheshit të qytetit. Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi me një debat verbal, i cili më pas degjeneroi në përleshje fizike.…















