26 Vjet Liri – Shqiponja, Pragu i Pamposhtur i Dushkajës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Maj, 2025 21:35

26 Vjet Liri – Shqiponja, Pragu i Pamposhtur i Dushkajës

Më 17 maj 1999, në zemër të Dushkajës, u shkrua një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare – çlirimi i Shqiponjës, dikur e njohur si Jabllanicë. Sot, pas 26 vjetësh, kujtojmë me krenari dhe nderim këtë datë që shënon jo vetëm një fitore ushtarake, por edhe simbolikën e qëndresës dhe sakrificës së një populli që nuk u përkul kurrë përballë dhunës dhe shtypjes, shkruan Flaka Media.

Driton Zenku

Shqiponja është vendi që nuk e kaluan kurrë armiqtë. Ishte pragu i lirisë ku qëndresa nuk u thye, dhe më 17 maj 1999, ajo u bë zona e parë e çliruar në Kosovë. Në betejën heroike të asaj dite, luftëtarët e lirisë jo vetëm që mbrojtën vendin e tyre me trimëri të pashembullt, por edhe fituan një autoblindë armike – një mjet luftarak i pajisur me top kundërajror 3×20 mm, që shënonte superioritetin e moralit dhe guximit përballë forcës së verbër.

“Unë s’kam pa në jetën time me ikë njerëzit ashtu – i pari të mbramin nuk e ka pritë,” është një fjali që mbetet dëshmi e asaj dite, ku armiku u përball me fuqinë e një populli që luftonte për të drejtën për të jetuar i lirë.

Por çmimi i lirisë ishte i lartë

Vetëm në Shqiponjë ranë 43 dëshmorë, bij të kësaj toke që zgjodhën lirinë përpara jetës. Kjo tokë është e ujitur me gjakun e të rënëve, e secila pëllëmbë e saj flet me zërin e atyre që u flijuan që sot ne të jetojmë të lirë. Kujtojmë me dhimbje, por edhe me krenari të thellë, edhe masakrën e vitit 1921, kur forcat serbe ekzekutuan 64 shqiptarë – në mesin e tyre burra, pleq e fëmijë – dëshmi e një historie të gjatë vuajtjeje dhe qëndrese.

Në vitet ’90, ky vend u shndërrua në çerdhe të lirisë, në vatër të organizimit dhe rezistencës, duke mbetur gjithmonë një hap përpara në rrugën drejt çlirimit. Edhe gjatë dy luftërave botërore, Shqiponja dha rreth 70 burra për lirinë, ndërkohë që në atë kohë fshati numëronte vetëm 17 shtëpi – një sakrificë që flet më shumë se çdo fjalë.

Sot, në këtë përvjetor të 26-të të çlirimit, përulemi me respekt para kujtimit të dëshmorëve. Liria e Kosovës është e ndërtuar mbi gjakun e tyre dhe mbi qëndresën e pathyeshme të vendeve si Shqiponja e Dushkajës – vendi ku filloi çlirimi dhe ku historia mori një kthesë të re drejt shpresës dhe dinjitetit.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Shqiponjës!
Rroftë liria për të cilën ata ranë!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Maj, 2025 21:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.