Mirlind Daku po bëhet gati të hedhë hapin e radhës në karrierën e tij.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të ndryshojë skuadër, duke qëndruar po në kampionatin rus të futbollit.
Lojtari do t’i japë lamtumirën Rubin Kazan, për t’u transferuar te një emër më i madh i futbollit rus, Zenit Shën Petersburg, i cili ka qenë klubi kryesor në mijëvjeçarin e ri teksa ka 11 tituj kampion në Rusi, pa harruar këtu edhe një Kupë UEFA dhe Superkupën e Europës.
Mediat ruse bëjnë të ditur se transferimi i Dakut do t’i kushtojë 8 milionë euro klubit të Zenit, ndërsa lojtarin e pret një kontratë katërvjeçare.
Njëkohësisht, është mësuar se Daku do të përfitojë një rrogë prej 2,2 milionë eurosh në vit në klubin e tij të ri, me bonuse të tjera të rëndësishme në varësi të golave dhe objektivave.
Pritet që Daku të udhëtojë të dielën drejt Shën Petersburgut për vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Qershor, 2025 17:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.