Zyrtare: Nicolo Savona rinovon me Juventusin deri në vitin 2030

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 19:30

Zyrtare: Nicolo Savona rinovon me Juventusin deri në vitin 2030

Juventusi ka zyrtarizuar sot zgjatjen e kontratës së Nicolo Savona, duke e lidhur mbrojtësin 22-vjeçar me klubin deri në verën e vitit 2030. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi torinez, që konfirmon besimin afatgjatë ndaj një prej zbulimeve më të mëdha të këtij sezoni.

Savona nënshkroi kontratën e re pas një sezoni shumë pozitiv, ku u kthye në titullar të rregullt në formacionin e “Bianconerëve”. Ai debutoi për ekipin e parë në fillim të sezonit 2024–25, gjatë fitores 3–0 ndaj Comos në javën e parë të Serie A.

Që nga ajo ndeshje, Savona ka qenë një element kyç në prapavijën e Juventusit, duke regjistruar 37 paraqitje në të gjitha kompeticionet: 28 në Serie A dhe 7 në Ligën e Kampionëve.

Ky rinovim është një sinjal i qartë nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për të ndërtuar të ardhmen mbi bazën e talenteve të brendshëm dhe për t’u garantuar vazhdimësi dhe stabilitet në repartin defensiv.

Flaka

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?