Sulmi i parë për Gyokeres: Arsenali në bisedime me Sportingun

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 20:11

Sulmi i parë për Gyokeres: Arsenali në bisedime me Sportingun

Arsenali ka hedhur hapin e parë konkret për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez të Sportingut të Lisbonës, Viktor Gyokeres. Sipas raportimeve nga media portugeze Record, drejtori sportiv i “Topçinjve”, Andrea Berta, ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Sportingut, Bernardo Palmeiro, në Menorca të Spanjës, të mërkurën.

Gjatë takimit, Arsenali ka paraqitur një ofertë zyrtare për kartonin e sulmuesit 26-vjeçar, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në Primeira Liga. Megjithatë, oferta nuk ka përmbushur pritshmëritë financiare të klubit portugez, që duket se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga lojtari për një çmim më të ulët se klauzola e tij e lirimit.

Presidenti i Sportingut, Frederico Varandas, e ka cilësuar më parë si të pavërtetë shifrën prej 70 milionë euro që është përmendur në mediat ndërkombëtare, duke lënë të kuptohet se klubi kërkon më shumë për yllin e tyre kryesor.

Gyokeres ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në futbollin evropian. Ai ka shënuar 43 gola dhe ka dhënë 15 asistime në të gjitha garat me Sportingun, duke ndihmuar klubin të fitojë titullin kampion në Portugali për herë të parë që nga viti 2021.

Përveç Arsenalit, interesim për Gyokeres kanë shfaqur edhe klube të tjera të mëdha si Chelsea dhe Atlético Madrid, por londinezët duket se janë më konkret në përpjekjet e tyre për ta transferuar.

Negociatat pritet të vazhdojnë në javët në vijim, me Arsenalin që mund të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për të bindur Sportingun.

Flaka

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?